“Urimet e Migjenit për vitin e ri 1937”

Migjeni e kishte për zakon të mos shkruante urime, nuk i pëlqente ideja e shpërndarjes së urimeve të “përzemërta” gjatë festave, shihte shumë hipokrizi në urime të tilla, urimet dhe dashuria do të duhej të egzistonin tërë kohën. Por është një rast ku Migjeni, poeti i mjerimit, dezerton principet dhe i shkruan një mikut të tij për vitin e ri 1937. Letra fillon kështu:

-“Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej urime, as për Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje as për ndoj feste tjetër. Nuk shkruej, pse urimet qe n’ato dite tan bota ban, nuk dij a plotësohen një për qind se pothuej të gjitha dalin nga hipokrizia. Bota ketë e di, por njësoj vazhdon të shkruejë urime. As për Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja.

Ju pëlqen!

Por kësaj here due të hyj ne rradhën e “njerëzve korrekt” dhe t’u uroj shokve të mi Motmotin e Ri 1937. Së pari, t’uroj, shok i dashtun gjumin e ambël, që të mos ndëgjosh si gjëmojnë njerëzit nën barrën e kryqave të vet tue u mundue, as britmën e ngadhnjysve në këtë jetë. Te mos dëgjosh bubullimën e Spanjës. Gjumin e ambël! Të mos dëgjosh si afër teje gërset dhëmballa për dhëmballë, nga të ftohtit. Pse atëherë duhet të pyesësh: moj dhëmballë, pse ndeshe për dhëmballë dhe gërset aq?

E gjuha ne vend te dhëmballës përgjigjet:
-“Pse asht ftohtë, zotni, e kur asht ftohte, zotni, i hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gërset dhëmballa për dhëmballë, zotni”.
Asht tepër banale të themi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej gjumin e ambël, shok i dashtun. Së dyti mbas gjumit t’ambël, t’uroj, ç’asht dhe e natyrshme, të jesh i gëzuem, gjithmonë i gëzuem. Nga gëzimi i madh, ne sentimentalizëm, të puthish drrasat e dhomës e shtyllat, si bani Greta Garbo në filmin “Mbretnesha Kristina”, kur shijoi dashunin shtazore (desha të them hyjnore, por njësoj asht).

Aq i gëzuem, saqë bota të ta kenë zili dhe të thonë: oh, sa i lumtun asht! Të jesh i gëzuem edhe pse n ‘anë tjetër zemra të pëlset, si paljaços. Te jesh i gëzuem, se gëzimi yt u jep shpresa edhe tjerëve. Në rast se tryeza e shkrimit të çalon, ti qeshu. Në rastë se e vetmja karrige që ke në shtëpi asht e shpueme dhe s’ke se ku të rrish, ti qeshu.

Në rast se s’ke zjarrm e ke të ftohtë, ti qeshu. Në rastë se ndonj’ ditë, ashtu kot, të mungon edhe buka, ti merre për lojë, për shaka, dhe qeshu, qeshu. Dil në rrugë bile, në kryqzimin e udhve, dhe qeshu,qeshu,qeshu, e bota do ta ketë zili dhe do të thotë: ah, sa i lumtun asht! Smundja e të qeshunit do të përhapet ndër të gjithë dhe njerzit si majmunat do të hidhen përpjetë nga gëzimi… Dhe kështu uroj që vjetin 1937 ta kalojmë në gëzim, edhe se të smundë patologjikisht”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!