Të humbasësh nuk është fundi i botës, për më tepër pas dy dekadash qeverisje, në rastin konkret në Podujevë.

Podujeva e të dielës që lamë pas, nuk shpërfaqi vetëm një rezultat, por një frymë, një revoltë qytetare karshi klasë politike, përkatësisht tandemit PDK-LDK, të cilat herë bashkë dhe herë ndaras kanë qeverisur vendin.

Zgjedhjet në Podujevë të dielën, dhe rezultati i fitores së Shpejtim Bulliqit me mbi 51 % të votave, duhet lexuar më tepër si revoltë ndaj mungesës së reformave në LDK, se sa fitore e VV.

Ju pëlqen!

Pa dashur të nënvlerësojmë fitoren e VV-së ndëshkimi që iu dha LDK-së, është një mesazh që kjo parti duhet ta lexoj. Janë një sërë ngjarjet që kanë ndodhur në LDK, e të cilat kanë ngjallur zemërimin nga ana e qytetarëve.

Prishja e koalicionit me VV, largimi i Vjosës, heqja e vijave të kuqe ndaj PDK, janë një sërë vendimesh anti LDK, janë autogola të cilat i pagoi Agim Veliu, shkaktari kryesor i prishjes së koalicionit me VV, dhe rikthimin e LDK me sy kah PDK.

Derisa z. Rudari është “ viktimë’ e humbjes, ndëshkimi dhe vota e llajpjanëve ishte anti Agim Veliu, ani kthimit kah PDK dhe anti largimi i Vjosës.

Nëse kryesia e LDK nuk merr vendim për të bërë reformat ë thella, humbja në Podujevë do të harrohet shpejt nga humbjet tjera, e të cilat do të jenë më të turpshme. Andaj, është moment i fundit që LDK të kthehet kah qytetari, që me votën e tyre ju la “shenja” qysh në bastionin e saj më të madh./Faton Mehmeti/

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.