Edhe pse Ura e Drenit në Rekë të Vogël është në mbrojtje institucionale, kujdesi ndaj saj është shumë i vogël. Ajo për çdo ditë po dëmtohet ndërsa askush nuk kujdeset për sanimin e saj. Nga Komuna e Dibrës dhe Mavrovë Rostush thonë se ata në vazhdimësi kanë drejtuar kërkesa te institucionet qendrore për sanimin e urës

Vjollca SADIKU

Dibër, 29 shkurt – Një ndër monumentet më të bukura kulturo-historike në Dibër dhe rrethinë është Ura e Drenit. Bëhet fjalë për një urë e cila është ndërtuar mbi lumin të Gajres e ndërtuar në kohën e perandorisë otomane nga arkitekti i njohur i asaj kohe Neimar Hajrudin – i cili ka ndërtuar edhe urën e njohur në lumin Neretfë në Mostar. Ky arkitekt sipas të dhënave zyrtare ka qenë nxënës i arkitektit me famë botërore Nimar Sinani, me prejardhje shqiptare.

Ju pëlqen!

Edhe pse kohëve të fundit ka hyrë në listën të monumenteve të mbrojtura me ligj. Por edhe krahas kësaj dëmtimet në këtë monument vazhdojnë të jenë të pranishme. Kjo Urë e cila gjendet në territorin të parkut nacional “Mavrovë” shpesh nga ana e ekspertëve në sferën e monumenteve kulturo-historike quhet urë mistike është ndërtuar në shekullin e 18 edhe atë me gurrë në formë gjysmë harku i jep një bukuri këtij rajoni që quhet Reka e Vogël, meqë në këtë Urë kalon lumi i fshatit Gajre. Arkitekti dibran Gazmend Cami thotë se kohëve të fundit në Urë janë shkaktuar dëme edhe atë duke u dëmtuar disa nga gurët në pjesën e epërme të Urës. “Patjetër duhet të merren masa për të sanuar këtë urë e cila ka një domethënie të madhe kulturo- historike për Dibrën dhe rajonin më të gjerë”, thotë Cami për KOHA. Ai po ashstu thekson se kjo është urë atraktive ku para disa viteve me një projekt të përbashkët të komunave Dibër dhe Mavrovë Rostush u pllakëzua pjesa para kalimit të urës.

Por, para disa viteve shton Cami edh pse bëhet fjalë për një monument shumë domethënës, Ura e Drenit nuk ishte në listën të Drejtorisë për mbrojtjen e monumenteve kulturore-historike. Në anën tjetër, piktori i njohur nga rajoni i Rekës, Adem Sulejmanoski thotë se Ura në fjalë paraqet një monument që flet shumë për rajonin. Rreth kësaj ure ka edhe legjenda për emrin Ura e drenit të cilët lidhjen me historinë të këtyre trojeve në komunë e perandorisë otomane dhe një dreni për të cilin është ndërtuar kjo urë. Sipas legjendave thotë piktori nga Reka, turqit në atë kohë në këto troje kanë lëshuar shumë ushtarak me qëllim që të zënë një djalë të rij i cili sipas tyre ka qenë i dëmshëm për perandorinë. Sipas legjendës duke u larguar djali i ri tek lumi në fjalë nuk ka mundur të kaloj në anën tjetër dhe atë e ka ndihmuar një dren i cili ia ka shpëtuar jetën. Është çështje e legjendës thotë piktori dhe shton se ka edhe disa legjenda të tjera që lidhjen me këtë urë. Pikërisht sipas këtyre legjendave Perandori Osmane ka ndërtuar këtë urë të bukur që të tregojë “korrektesën” e sistemit të atëhershëm.

Në bisedën që patëm me përfaqësues të Agjencisë për mbrojtjen e monumenteve kulturore historike të urës së drenit, u informuam se më 23 nëntor të viti 2018 edhe zyrtarisht Ura e Drenit në rajonin e Rekës së Vogël ka hy në listën të monumenteve që mbrohen me ligj. Por, qëndron fakti se edhe pse kjo urë është në mbrojtjen e institucioneve kompetente në vend ajo vazhdon të dëmtohet. Dëmtimet më të mëdha janë bërë para katër viteve kur personat e panjohur kanë bë heqjen e disa gurëve që sipas bashkëbiseduesve tanë kanë pasur për qëllim të gjejnë arrë, meqë gjatë ndërtimit të urave në kohën e perandorisë otomane është vendosur arrë në një nga pjesët ku ka filluar ndërtimi i urës. Nga ana e banorëve të kësaj ane dëmtimet janë paraqitur tek institucionet kompetente por deri sot nuk është gjetur grupi që ka dëmtuar urën. Në të dy komunat Dibër dhe Mavrovë Rostush ka pasur aktivitete dhe kërkesa për sanimin e urës. Tani për tani nuk ka të dhëna zyrtare se kur do të bëhet sanimi por gurët e kësaj ure të bukur nga dita në ditë dëmtohen.

Në këtë urë janë incizuar shumë spote të këngëtarëve dhe numri i vizitorëve të kësaj ure është i madh si nga turistët e vendit ashtu edhe të huaj. (koha.mk)

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!