Zbulohet në trupin e njeriut molekula që bllokon koronavirusin. Studiuesit e Universitetit të Torinos në Itali shprehen se kjo molekulë e emërtuar si 27OHC, molekula 27-hidroksikolesterol, është e pranishme në trupin e njeriut, si një produkt fiziologjik i metabolizmit oksidues të kolesterolit.

“Molekula 27-hidroksikolesterol (27OHC) – shpjegon një shënim nga Universiteti – është e pranishme në trupin tonë si një produkt fiziologjik i metabolizmit oksidativ të kolesterolit. Në kulturat qelizore të infektuara me Sars-Cov-2, virusi përgjegjës për Covid 19, 27OCH u gjet të ishte një frenues i fortë i replikimit viral.

Rëndësia e kësaj dëshmie shkencore nënvizohet më tej nga vëzhgimi i njëkohshëm i një rënie të dukshme në këtë molekulë me veti antivirale në gjakun e pacientëve me Covid “, thuhet në gjetjet e studimit.

Ju pëlqen!

Kompania Panoxyvir është përqendruar prej kohësh në aktivitetin antiviral të molekulës 27OHC, pasi ajo ka demonstruar aftësinë për të bllokuar Rhinovirus-et, agjentët kryesorë të të ftohurit të zakonshëm gjatë stinës së dimrit kryesisht, si dhe ndaj Rotaviruse-ve, shkaktarët më të zakonshëm të gastroenteritit viral në vitet e para të jetës.

“Biokompatibiliteti i lartë i molekulës së zbuluar nga italianët, për shkak të origjinës fiziologjike dhe shumëllojshmërisë ekstreme të viruseve të përhapura gjerësisht në botë, frenon Covid si të ishte një antibiotik me spektër të gjerë në rastin e infeksioneve bakteriale”-u shprehën autorët e studimit, të cilët tani pretendojnë të nisin provat e para klinike te njerëzit si dhe një strategji antivirale plotësuese të vaksinave në trajtimin e pandemisë aktuale, por edhe atyre në të ardhmen.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.