Një garë tjetër përveç asaj të krijimit të vaksinës kundër koronavirusit është ajo dhe e arritjes së një testi që do të nxjerrë më shpejt rezultatin për virusin e ri që ka pushuar botën.

E duket se universiteti i Oksfordit është pranë një zbulimi të tillë. Shkencëtarët e këtij universiteti prestigjioz bëjnë me dije se kanë zhvilluar një test që arrin të identifikojë virusin në më pak se 5 minuta, raporton A2.

Universiteti shpreson se kjo pajisje do të jetë gati në fillim të vitit 2021 dhe më pas atij do t’i duhen dhe 6 muaj deri sa të marrë aprovimin nga autoritetet.

Ju pëlqen!

Një pajisje e tillë do të ishte shumë e nevojshme për bizneset dhe aeroportet.

Lexo po ashtu:  Mollë në vend të kafesë së mëngjesit? Disa fakte interesante që duhet t’i dini për frutat
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!