Profesori i Universitetit Columbia-s, David Philips , i cili është njohës i mirë i çështjes shqiptare në Ballkan në vitin 2012 filloi një nismë për promovimin e idesë për krijimin e Shqipërisë Natyrale.

Projekti i tij i njohur si, “Projekti i Lagjes Shqiptare”, nuk pati jehonë dhe për vite me radhë nuk u disktua më për të rë. I njëjti synonte promovimin dhe integrimin e natyrshëm të Shqipërisë etnike në shumë fusha të jetës dhe njohjen e kësaj dukurie të pashmangshme nga komuniteti ndërkombëtarë.

Shikojmë përpara, pati theksuar atë kohë profesor Philips ndërkohë që ne kujtojmë të kaluarën, raporton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Nju Jork.

Ju pëlqen!

“Lidhja e Prizrenit është themeluar më 10 qershor, 1878 si përgjigje ndaj Traktatit të Shën Stefanit dhe Traktatit të Berlinit të cilat i kanë mohuar aspiratat kombëtare të shqiptarëve. Lidhja është krijuar për të mbrojtur shqiptarët nga serbët, malazezët dhe grekët. Ajo ka çuar në një periudhë të shtypjes së dhunshme kundër shqiptarëve në shekujt e 19 dhe 20”, është shprehet Philips.

Sot është ndryshe shton ai. “Me çlirimin e Kosovës dhe 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë shqiptarët kanë bërë një kalim historik edhe duke sakrifikuar dhe rrezikuar brenda mundësive të tyre. Projekti i Lagjes shqiptare është projektuar për të mbështetur parimet e Lidhjes së Prizrenit. Në shekullin e 21, është e mundur që të integrohen të gjitha territoret shqiptare pa rishikimin e kufijve ose kryqëzimeve të dhunshme”, mendon profesori amerikan.

Initiative Albanian Neighborhood – “Projekti i Lagjes Shqiptare”, sipas profesorit Philips, përfshin tërë territorin kudo që jetojnë shqiptarët, duke filluar me shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Arbëreshët, ata të Serbisë dhe Greqisë. Initiative Albanian Neighborhood është e lidhur së bashku nga iniciativa “solidariteti i interesit” në fushat e ekonomisë, infrastrukturës, arsimit dhe kulturës, dhe të medias dhe të komunikimit edhe përtej Ballkanit Perëndimor, ajo është një komunitet global, duke përfshirë edhe shqiptarët të diasporës këtu në Nju Jork dhe në mbarë botën.

“Initiative Albanian Neighborhood është gjithashtu një komunitet i vlerave të përcaktuara prej demokracisë, të drejtave të njeriut dhe tregjet e lira, lidhjet e forta që ekzistojnë mes shqiptarëve dhe amerikanëve, mbasi ne jemi popuj liridashës, popuj me vlera të përbashkëta, është shprehur më tej Philips.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.