Unë rri në Shqipëri! Kjo është motoja e fushatës turisitike për këtë vit, promovuar në vetë të parë nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Në një video-promocion të shpërndarë prej tij përsëriten të njëjtat gjëra, i njëjti paketim për “perlën e Mesdheut” që vazhdon të lërë pa frymë e që nuk rresht së zbuluari diçka të re.

Në këtë vend udhëtimi në çdo hapësirë do të bëjë të mbash frymën, duke ndjekur rrugë e shtigje, do të takosh dhe do të jesh i përqafuar nga ndjesia e pakrahasueshme e mikpritjes shqiptare. Në këtë vend mesdhetar i gjithë udhëtimi do të shënojë eksperienca unike, lumenj, liqene, bregdet të ndërthurur midis rërës dhe gurëve. Eksploro parajsën e të dashuruarve pas natyrës!

Lagunat me biodiversitetin e tyre mahnitës, vëzhgo me sytë e tu zogj të rrallë. Kapërce nga alpet drejt e në Mesdhe. Udhëto në kohë përmes gjurmëve që shekujt kanë lënë. Vende antike, ndërtesa historike, qytetërime të lashta nënë diellin e mbi 300 ditëve në vit. Më shumë se 3 mijë vjet civilizim të gdhendur në stilin origjinal i kanë dhënë statusin qyteteve pjesë e trashëgimisë botërore. Udhëto mes pyjeve të dendura dhe llojeve të rralla të tyre ku çdo cep vlen të fiksohet.

“Dhe kudo të ndalosh do të shijosh traditat e ndryshme të gatimit, tavolinat me mozaikë shijesh. Nga shijimi i natyrës, tek qytetet plot jetë e gjallëri. Në këtë vend mesdhetar do të zbulosh sekretin e fundit të Europës. Krijo kohën, gjithçka tjetër e gjen në Shqipëri”, thuhet ndër të tjera në video.

Ne duhet t’I mirëkuptojmë ata që kanë përgatitur këtë material. Dikur, dikush ka shkuar te sektori i promocionit, apo komunikimit e ka thënë: na duhet një video për sezonin turistik. Në këto sektorë zakonisht punojnë njerëz që përtojnë të dëgjojnë, që lexojnë statuse në rrjete sociale duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë force ka industria e thashethemit. Dhe të cilëve u bie barra të prodhojnë materiale promocionale. Kontraktohet një kompani, gjenden apo merren ca plane, dikush ulet të shkruajë – fjalë nga më të mirat që mund të gjenden – dhe ja spoti u bë. Edhe detyra bashkë me të. Parimi që vepron këtu është i thjeshtë: Ne themi çfarë duhet, sepse asksush nuk e vë re. Vetëm kështu shpjegohet fraza “zbuloni sekretin e fundit”, që ta gudulis kuriozitetin dhe të bën të ndihesh kaq turist.

Si vallë vazhdon me kaq këmbëngulje ky lloj promovimi klishe? Nëse Shqipëria do të ishte kaq unike dhe e veçantë san a e tregojnë, pse nuk u përmbyt nga turistët e mbarë botës, por duhet kaq punë që turizmi të gjallërohet sa të ketë vlerë ekonomike reale?

Videoja në fjalë ilustron edhe njëherë se për turzimin nuk ka strategji, ka marketing personal, ka zhurmë boshe, ka fjalë, dukje dhe ca lajle lule karketeristike për divanin që qeverisë mysybet Shqipërinë. Kënga sapo ka filluar me foto, video e mburrje nga më të ndryshmet. Duke injoruar problemet që janë serioze dhe herët apo vonë do të bëhën të pashmangshme dhe do të jenë në rend të parë. Deri atëherë le ta ndjekim këtë film komik, jo duke qëndruar në Shqipëri, por duke e vizituar atë nga pushimet gjetkë, për të kuptuar më mirë groteskun e një shoqërie që masturbon me veten dhe thotë sa e mirë je!