Mendova se do të filloja fjalimin tim duke tu drejtuar si familja “e re” e vajzës sime, por unë mendoj se do të ishte e papërshtatshme sepse tani që ajo është e martuar me ty, ti je “familja” për të. Më beso, unë nuk e kam problem një gjë të tillë. Unë, në të vërtetë, dëshiroj që vajza ime të të ketë “ty” si përparësinë e saj tani.

Është koha që ne të spostohemi në një karrige më larg në jetën e saj. Ne si prindër do ta pranojmë me kënaqësi, por me siguri do të kërkojmë një gjë:

Të lutemi ta bësh gjithnjë të lumtur!

Unë jam më se i sigurt se ti do ta bësh atë shumë të lumtur. Ajo ndoshta do të jetë më e lumtur sesa dikur ishte këtu me ne, por si të gjithë baballarët, më mundon lumturia e vajzës sime, prandaj të them pa pushim – bëje atë të lumtur!

Ajo kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një barrë për mua. Ajo është në fakt arsyeja pse frymëzohem dhe buzëqesh. Unë jam duke e martuar, sepse kjo është ajo që kërkon ligji i natyrës. Unë jam i pafuqishëm mbi ligjet e natyrës dhe për këtë arsye po e dërgoj atë në shtëpinë tënde. Ajo ishte lumturia e shtëpisë sime dhe tani do të ndriçojë shtëpinë tënde.

Unë po ta jap gjithë botën time. Të lutem sigurohu që ajo të mbetet e bukur.

Unë po të dorëzoj princeshën time! Të lutem sigurohu që ajo të mbetet si një mbretëreshë. Unë e kam rritur atë me djersën dhe gjakun tim dhe tani ajo është mrekullisht e përsosur.

Për të gjithë kujdesin, dashurinë, bukurinë dhe ngrohtësinë që vajza ime do të sjellë në jetën tënde, dua vetëm që lumturia e saj të kthehet – të lutem ta mbash të lumtur! Nëse herë pas here ndihet e sëmurë, kujdesu me dashuri për të! Është ilaçi që funksionon më së miri për të.

Nuk ka problem nëse nuk e shoh për muaj të tërë. Nuk më intereson nëse nuk mund të flas me të ditë për ditë. Motivi im i vetëm në jetë ka qenë lumturia e vajzës sime që tani është në duart e tua.

Të lutem, bëje të lumtur!

I nderuar dhëndër, këto fjalë mund të mos kenë shumë rëndësi për ty tani, por nëse do të jesh me fat e të bëhesh baba i një vajze një ditë, do t’i vlerësosh më mirë kur do të dallosh që çdo rrahje e zemrës tënde, ulëret e thotë – “të lutem bëje e mbaje vajzën time të lumtur”! / bota.al /