Mars 1941

Kur ishte vetëm 22 vjeç, shkrimtarja me shumë influencë, Virginia Woolf kishte përjetuar tashmë dy kriza nervore – që besohet se iu shkaktuan nga vdekjet e nënës dhe motrës së saj, në mënyrë të njëpasnjëshme, dhe më vonë, babait të saj, pas disa vitesh. Fatkeqësisht, lufta me jetën nuk përfundoi aty për Virginian, pasi luftoi ndaj shumë goditjeve të depresionit gjatë të gjithë jetës së tij, deri në fund.

Një mbrëmje, në mars 1941, Virginia bëri një përpjekje për t’i dhënë fund jetës duke u hedhur në lumë; megjithatë, dështoi dhe thjeshtë u rikthye në shtëpi, e trullosur. Fatkeqësisht, ajo këmbënguli, dhe disa ditë më vonë, në 28 mars 1941, u përpoq sërish, këtë herë me sukses, për t’i ikur një jete të mbushur me sëmundje mendore.

Ditën e vdekjes, e pavetëdijshme për vendndodhjen e saj, bashkëshorti i Virginias, Leonardi, zbuloi këtë letër zemërthyese në mantelin e Virginias. Trupi i saj u gjet disa javë më vonë në lumin Ouse, me xhepat e palltos të mbushur me gurë të rëndë.

I dashur,

Jam e sigurtë që po çmendem përsëri. E ndiej që nuk mund të përjetoj më një nga ato kohët e tmerrshme. Dhe këtë herë nuk do ta rimarr veten. Filloj të dëgjoj zëra dhe nuk mund të përqëndrohem. Kështu që po bëj atë që më duket se është gjëja më e mirë për të bërë.

Ju më keni dhënë lumturinë më të madhe që mundej të merrja. Ti ke qenë në gjithçka, aty për mua. Nuk mendoj se dy njerëz do të kishin qenë më të lumtur, se sa ishim ne, deri kur erdhi kjo sëmundje e tmerrshme. Nuk luftoj dot më. E di që po të prish jetën, se pa mua ti mund të punosh. Dhe do të punosh, unë e di. E sheh, as këtë letër nuk e shkruaj dot si duhet. Nuk lexoj dot. Ajo që dua të them është se ty të detyrohem, për të gjithë lumturinë e jetës time. Ti ke qënë tërësisht i duruar me mua dhe shumë i mirë. Dua ta them – të gjithë e dinë. Nëse dikush do të mund të më shpëtonte, ky do të kishe qenë ti. Tashmë gjithçka më ka humbur, përveç sigurisë për mirësinë tënde. Nuk vazhdoj dot më të të prish jetën.

Nuk mendoj se dy njerëz mund të jenë më të lumtur, nga sa kemi qenë ne të dy.