“Unë nuk kam ndërgjegje; ndërgjegja ime është Adolf Hitler”

HERMANN GOERING!

Gjyqet e Nurembergut!

Pas gjashtë vitesh luftë që rrënoi Europën dhe la gjashtë milion hebrenj të vrarë, mizoritë e kryera nga nazistët u bënë të njohura në të gjithë botën.

Pothuajse menjëherë pas përfundimit të Luftës II Botërore, Forcat Aleate mbajtën një Gjyq Ndërkombëtar Ushtarak në Nuremberg, Gjermani, për të gjykuar ish liderët nazistë si kriminelë lufte. Më i rëndësishmi ishte Hermann Goering, që konsiderohej personi i dytë më i rëndësishëm në Partinë Naziste. Në Gjyqin e Nurenbergut ai u akuzua për krime lufte, krime kundër njerzimit, dhe agresion luftarak.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Goering kur degjoi vendimin e trupit gjykues për dënim me varje, kerkoi të pushkatohej me nder si ushtarak që ishte, por trupi gjykues e refuzoi kërkesën.

Agimin e ditës 15 tetor 1946 kur do të zbatoheshin ekzekutimet me varje, ai vrau veten duke u helmuar me një kapsul cianuri e cila i ishte dhënë fshehurazi nga një toger i ushtrisë amerikane Jack “Tex” Wheelis me të cilin Goering kishte krijuar raport miqësie.

Togeri amerikan i dha sendet personale të sekuestruara në të cilat ndodheshin 3 kapsula cianuri. Goering në shenjë falenderimi i dhuroi orën e tij personale me mbishkrimin e incialve HG, dorezat e tij të bardha dhe nje fotografi me dedikim.

Kapsulat e cianurit ishin të zakonshme të mbaheshin nga ushtarakët e lartë për të evituar rënien në duart e armiqve. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]