Z. Hoti
I nderuar para disa ditesh, unë i kam bërë 21 vjet që jetoj në Suedi. U’ a kujtoj se isha vetëm 11 vjeçare, kur u detyrova të largohesha nga vendlindja ime, jo më dëshirë, por kemi qenë të detyruar si familje.
Brez pas brezi, shqiptarët kanë qenë të detyruar dhe shtrenguar ta lënë vendin e tyre, për shkak të vështirësive financiare dhe të përndjekjes politike.
Më lejoni ta sqaroj një gjë për ju zotëri: Unë kam lënë mbas vetes gjithçka në vendin tim. Lufta jo vetëm që e mohoi fëmijërinë time, por ajo e cenoj identitetin tim, emrin tim, historinë time, dëshirën time, dashurinë time të parë, vitet e para të shkollës së mesme, të gjitha ato që i kam në Suedi e që me të vërtetë ënderroja ti kisha arritur në Kosovë.
Lufta më ka marrë mua dhe shumë të tjerëve shumëçka, por nuk ka arritë të na marrë mendimet, vizionet, ëndrrat, mundësitë dhe dashurinë tonë për Kosovën.

Ne mergata, zgjohemi ç’do ditë me motivin për të punu dhe studiu, që një ditë të kthehemi në vendin tonë dhe të krijojmë diçka për gjeneratat e ardhëshme atje. Atyre nuk duhet të ju humbet mundësia që na humbi ne.
Ne jemi kontributdhënesit më të medhëj të vendit, si për nga remitancat poashtu edhe sa i përket kontributit në permirësimin e imazhit të Kosovës në botë…shih këngëtaret Rita Ora, Dua Lipa, futbollistët tanë nëpër botë, shkëncëtaret etj etj, nëpërmjet të cilëve po përmirësohet imazhi i vendit në botë edhe pse ky imazh dukshëm është dëmtu pas luftës, për shkak të korrupcionit, krimit të organizuar dhe mungesës së sundimit të ligjit.
Kështu që bashkatdhetari im i dashur, as ti dhe askush tjetër nuk mund të vendosë nëse neve na lejohet me votu apo jo, ngase kjo është një e drejt e patjetërsueshme dhe bazike që u takon të gjithë atyre që e kanë dhe e ndiejnë si atdhe të tyre Kosovën.
Ajo çfarë po thoni ju, është e njëjta gjë çka thoshte Milosheviqi në luftë dhe para luftës, për shkak së prezenca e shqipëtarëve kudo i pengonte ashtu si juve.
Ju zotëri i nderuar dhe kushdo qoftë sado që propagandoni, nuk mund të na heqni të drejtën tonë të votës, sepse ne jemi bijtë dhe bijat e këtij vendi, madje duke mos i marrë asgjë, por përkundrazi vetëm duke i dhën dhe duke ju gjindë pranë në ç’do kohë.
Poashtu, askush në një vend demokratik nuk mund ta mohoj çoftë edhe më ligj të drejtën bazike për të zgjedhur dhe tu zgjedhur, sepse këtë na garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Karta Evropiane për Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut. Tungjatjeta

/ Diana. F. Tahiri

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!