Sot media të ndryshme kanë shpërndarë një mesazh prej burrështetasi të Edi Ramës. Që ka dhënë garanci se deti nuk falet. Shqetësimit të një qytetari kryeministri i përgjigjet kështu: “Iliri të rroftë Skendërbeu në balle kur në kokë ke Saliun dhe flet për “falje detesh” sikur flet për falje rrobash! Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se të flasesh për tema të tilla, ulu lexo, rri dëgjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga gënjeshtrat e mëdha se po të kapen në gjumë, i hëngre e ike në drejtim të paditur”

Ky është një fragment nga “diskutimi” në Facebook mes këtij hartografi strategjik që ndan Kosovën dhe Serbinë e tani edhe Jonin me një entitet dixhital.

Ulu, lexo, rri, dëgjo, informohu! Këshillat e kryeministrit që kërkon bindje të shurdhët. Po mirë për t’u ulur dhe dëgjuar e kemi në dorë, po çfarë të lexojmë dhe ku të informohemi për atë që po ndodh me kufijtë detarë? Kuptohet z. Rama mund t’i konsiderojë këto çështje si gjëra që nuk u takojnë shqiptarëve, por puna është se edhe atij i doli boja. Se as atij nuk i interesojnë përtej lodrës së imazhit të dikujt që çoç bën e çoç di, kur e vërteta cullak na thotë se zotëria është në autobus.

Ju pëlqen!

P.sh për ata që duan të informohen dhe të lexojnë, si ta kuptojnë videon e kryeministrit të Shqipërisë në mbështetje të Milo Gjukanoviçit në Mal të Zi? Në gjuhën malazeze? Si t’i interpretojmë këto afilacione të befasishme të dikujt që përdor si dekor flamuj nga më të ndryshmit? Si investim në funksion të paqes dhe demokracisë? Ndoshta, por për ata që lexojnë, informohen dhe dëgjojnë, Gjukanoviçi ka një histori ta zëmë si Ylli Ndroqi, me probleme ndërkombëtare për pasurinë, por që ka status legal të pakundërshtueshëm. Vallë z. Rama – një njeri me miqësi të vjetra në Europë si p.sh miqësia vjeneze me Fate Velajn – nuk e di kaq gjë, apo nuk i intereson?

Vallë të mos ketë asnjë prapavijë ekonomike në këtë dashuri adriatiko-joniane? Janë pyetje që i vijnë për shtat këshillave dixhitale të z. Rama, që ndoshta e ka kuptuar se ai nuk mund të gënjejë dot më njeri, as me karizmën e Krishtit. Tashmë ata që gënjehen, duan dhe u intereson një gjë e tillë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!