Këshilltari i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Geraschenko publikoi në Telegram listën e ushtarëve rusë të kapur rob nga ushtria ukrainase.

Dosja përmban të dhënat personale, gradën dhe origjinën e çdo ushtari. Për momentin lista përmban 116 emra.

“Po publikoj listën e parë të robërve të luftës të ushtrisë ruse, të cilët u joshën me mashtrim në territorin e Ukrainës. Do të ketë edhe shumë lista të tjera të tilla, si dhe listat e ushtarëve të vdekur. Dhe faji për gjithë këtë është i Putinit. Nënat e Rusisë, ejani në Kiev dhe merrni fëmijët tuaj”, shkruan Gerashchenko në Telegram.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!