Autoritetet britanike tani konfirmojnë se forcat ukrainase kanë marrë dërgesa të armës supersonike ‘Starstreak’. Arma përshkruhet si një kërcënim serioz për avionët rusë.

Britanikët tashmë i kanë furnizuar Ukrainës sasi të mëdha armësh. Ndër të tjera utoritetet britanike tani konfirmojnë se ukrainasit kanë marrë edhe raketën kundërajrore ‘Starstreak’.

– Armët që ne furnizojmë, duke përfshirë NLAW dhe tani Starstreak, kanë një rëndësi të madhe në Ukrainë, tha Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss gjatë një konference në Dhomën e Komunave.

Ju pëlqen!

Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace njofton të dielën për gazetën ‘Mail’ se ushtarët e parë ukrainas janë udhëzuar dhe se ata tani janë gati të përdorin sistemin e armëve.

Lexo po ashtu:  Helikopteri i NASA-s kryen fluturimin e parë në Mars
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!