NFT janë asete të veçanta në botën dixhitale që mund të blihen dhe shiten si çdo pronë tjetër por nuk kanë formë në vetvete.

Qeveria Ukrainase tha se do të hedhë në qarkullim NFT për të financuar ushtrinë e tyre ndërsa mbrohen nga pushtimi i Rus.

Lajmi erdhi nga zëvendës kryeministri Mykhailo Fedorov të njëjtën javë pasi vendi ngriti 200 milionë dollarë duke shitur bono lufte.

Bonot janë një prej mënyrave sesi Ukraina po përpiqet të gjejë financime. Qeveria e vendit është në bisedime edhe me institucione ndërkombëtare si Fondi Monetar dhe Banka Botërore për ndihmë.

Në rrjetin social Twitter Fedorov tha se NFT-ja së shpejti do të lancohej. NFT janë asete të veçanta në botën dixhitale që mund të blihen dhe shiten si çdo pronë tjetër por nuk kanë formë në vetvete.

Tokeni dixhital mund të mendohet si një certifikatë pronësie e një aseti virtual ose fizik. Lajmi është një tjetër përpjekje e Ukrainës për të përqafuar asetet dixhitale dhe si një mënyrë për të ngritur financim dhe mbështetur ushtrinë.