Anulimi i Champions League është opsion shumë real.

UEFA të mërkurën do të mbajë një videokonferencë me sekretarët e përgjithshëm të 55 federatave nacionale, anëtare të saj.

Në konferencë do të shkëmbehen informata për përparimin e bërë nga dy grupet punuese që janë formuar dy javë më parë.

Ju pëlqen!

Aty do të diskutohet për datat e mundshme të rinisjes së ligave, afatin kalimtar dhe kontratat e futbollistëve, njofton Goal.

Ka mundësi që të diskutohet për anulimin krejtësisht të UEFA Champions League, e ndoshta edhe Europa League, pas krizës që ka kapluar botën për shkak të COVID-19.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!