UEFA konfirmoi të martën se shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen në orën 12:00 të premten, 10 korrik në selinë e saj në Nyon, Zvicër, ku nga ora 13:00 do të zhvillojë edhe raundet e fundit kualifikuese të Ligës së Evropës.

UEFA gjithashtu kujtoi se nuk do të ketë aspak pengesë për përballje midis rivalëve nga i njëjti vend dhe se çdo kufizim do të njoftohet para shortit.

Shorti për në finalen e madhe do të mbahet për të përcaktuar ekipin që luan në shtëpi për arsye administrative.

Ju pëlqen!

Komiteti Ekzekutiv i UEFA njoftoi më 17 qershor se Liga e Kampionëve 2019/20 do të zgjidhet me një format përfundimtare midis tetë skuadrave në Lisbonë, që do të zhvillohet nga 12 deri në 23 gusht. Ndërsa Liga e Evropës po me të njëjtin format, do të luajë në Gjermani.

Lexo po ashtu:  Pioli: Ja si e fitova ndeshjen ndaj Interit
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!