Sead Zimeri

UÇK-ja nuk mund të kriminalizohet

Nga aspekti i drejtësisë dhe ligjit, nuk ka dallim nëse krimi ndaj njerëzve të paarmatosur e të pafajshëm që nuk paraqisnin asnjë rrezik për palën tjetër është bërë nga serbët apo shqiptarët apo nga ndonje kombësi tjetër. Nuk ka kuptim ligjor që krimet e njëjta të trajtohen ndryshe.

Ju pëlqen!

Ekzistojnë arsye tjera pse nuk duhet të i barazojmë serbët me UÇK-në. Serbia ishte agresor dhe sulmues, dhe ky fakt përbën dallimin absolut mes tyre. Ky fakt e bën parimisht luftën e Serbisë në Kosovë luftë kriminale, të padrejtë. Kurse luftën e UÇK-së e bën parimisht të drejtë, sepse ajo po mbrohej nga agresori serb. Pra nuk ka fuqi në botë që mund ta ndryshojë këtë fakt normativ. Nuk ka fuqi në botë që mund ta barazojë UÇK-në me ushtrinë dhe forcat paramilitare kriminale serbe. Një brazim i tillë është i papranueshëm si politikisht ashtu edhe moralisht (nga pikëpamja e drejtësisë dhe ligjit ndërkombtar) madje edhe konceptualisht.

Pra UÇK-ja nuk mund të kriminalizohet, e as statusi i saj si njësi, si ushtri, si shprehje ushtarake e rezistencës së popullit në tërësi nuk mund të njolloset. UÇK-ja nuk ishte kriminele as në qëllimin e as në luftën e saj. Kushdo që përpiqet ta bëjë këtë barazim është ose injorant ose manipulues i pabesë. Kjo nuk mund të bëhet për shkakt të faktit themelor moral që viktima nuk mund të barazohet me agresorin. Por kjo në asnjë mënyrë nuk mund të kuptohet se viktima e agresorit serb paraprakisht mund të shfajësohet nga krimet që i ka bërë e që nuk ishin të nevojshme për mbrojtjen e saj. Prandaj, interpretimi i ministrit të jashtëm ishte skandaloz, i papërgjegjshëm, dhe manipulues.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!