Sot mbushen 19 vjet nga fillimi i luftës së armatosur në Maqedoni.

Dy vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ishin shqiptarët e Maqedonisë ata të cilët do të rrëmbenin armët për clirim nga okupuesit sllav, sërish nën siglën UÇK.

Ishte themeluar një tjetër ushtri, e cila do tentonte që me grykën e pushkës ta ndryshonte fatin shqiptar në ish-republikën jugosllave, aty ku elementi maqedonas prej dekadash ishte bërë dominues, e që në kushtet e reja të pavarësisë, e kishte thelluar ende shtypjen e elementit shqiptar.

Ju pëlqen!

Shqiptarët që gjeografikisht duhej të jetonin në këtë vend, fillimisht përmes aktit më të lartë të një shteti në vitin 1991 i humbën të drejtat të cilat, formalisht, i gëzonin me kushtetutën e vitit 1974.

Edhe pse Kushtetuta e vitit 1991 u miratua pa votat e deputetëve shqiptarë, rrjedha diskriminues shumëdimensional vazhdoi edhe më tutje.

Po ashtu në atë kohë Maqedoninë e përfshiu papunësia, varfëria e skajshme, korrupsioni, krimi ekonomik dhe krizat e njëpasnjëshme ekonomike, që kishin marrë përmasa të mëdha.

Përmes kësaj lufte u sensibilizua dhe mobilizua edhe faktori ndërkombëtar, përskaj atij politik shqiptar, i cili përmes përpjekjeve të ngjeshura diplomatike ndërmjet faktorit politik në pushtet, krahut ushtarak dhe atij ndërkombëtar, arritën që kësaj lufte t’i japin fund, përfundimin e të cilës e rrumbullaku an në tavolinën e bisedimeve me negociata ndërmjet palëve të infiltruar në vorbullën e kësaj lufte.

Konflikti çoi në marrëveshjen e famshme të Ohrit. Ajo është e ndërtuar mbi pesë parimet themelore, të cilat u bashkëshoqëruan me ndryshimet kushtetuese, të cilat konfirmuan shoqërinë shumë-etnike dhe ku u theksua se shqiptarët janë etni shtet-formuese.

Marrëveshja kornizë synon zhvillimin e qetë dhe harmonik, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Kjo garantohej përmes përmbajtjes së saj, ku decentralizimi ishte ndër pikat kryesore, pasi siguronte qeverisjen e tyre nga bashkësia më e madhe e popullatës që e përbën.

Marrëveshja e Ohrit detyron autoritetet e qeverisjes qendrore të garantojnë përfaqësimin e drejtë dhe mos diskriminimin. E reflektuar në ligj kjo pikë e marrëveshjes kërkonte që në punësimet në administratën publike të sigurohej përfaqësimi i drejtë i bashkësive në të gjitha organet qendrore dhe lokale publike dhe në të gjitha nivelet e punësimit në këto organe.

Përfaqësimi në Kushtetuese kërkohet të bëhet mbi proporcionin e përfaqësimit në Kuvend sipas etnive. Shqiptarët që përbëjnë mbi 30 % të popullsisë përmes Marrëveshjes së Ohrit iu garantohet e drejta e përdorimit si gjuhë zyrtare, krahas gjuhës maqedonase edhe ajo shqip, si dhe simbolet kombëtare.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!