Një i ri nga Spanja që ishte i njohur në YouTube për videot e tij që i publikonte duke u hedhur me parashutë nga lartësi të ndryshme, ka humbur jetën pasi nuk i është hapur parashuta duke rënë nga 45 metra lartësi.

Ruben Carbonell Beneyto, 29-vjeç, kishte arritur tinëzisht të futet në fabrikën e çimentos në qytetin Alikante në orët e para të mëngjesit të mërkurës, me qëllim që ta filmoj hedhjen e tij me parashutë nga ndërtesa të cilën planifikonte ta publikonte në kanalin e tij në YouTube.

Ai ishte ngjitur në oxhakun 45 metra të lartë, por gjatë hedhjes jo gjithçka shkoi sipas planit. Atij nuk i është hapur parashuta, me ç’rast ka rënë në tokë duke mbetur i vdekur në vend.

Në ato momente ai ishte me një shok i cili menjëherë i telefonoi ndihmës së shpejtë, por me të mbërritur në vendin e ngjarjes ata vetëm sa kanë konstatuar vdekjen e tij. Policia ka njoftuar se kanë filluar hetimet dhe shpejt pritet të dalin me një raport që tregon se si janë futur në fabrikë dhe ishin ngjitur në oxhak.

Carbonell ishte adhurues i flaktë i sporteve ekstreme, kurse videot që i publikonte shihej se i pëlqente adrenalina derisa hidhej me parashutë nga urtat e larta. /  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]