Koka e AAK-së, Ramush Haradinaj, është parë duke dalë nga takimi me kryeministrin Kurti dhe dy liderët e opozitës Abdixhikun e Krasniqin, që u planifikua të fillonte sot në orën 08:00.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se është detyruar ta lëshoj takimin sepse Kurti iu mbante ligjërata.

Haradinaj shprehet se Kurti nuk ua ka sqaruar ” se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre”.

Ju pëlqen!

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.
Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, shkruan ai

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!