Pas disa muajsh sorollatje nëpër dyert e gjykatave, sot është marrë vendimi për 82-vjeçaren nga Narta e Vlorës, Lefkothia Karasa e cila u akuzua për ndërtim pa leje të një koteci pulash.

Sot gjykata e Vlorës ka rrëzuar akuzat e ngritur nga prokuroria ndaj 82-vjeçares, duke pushuar kështu çështjen.

Kujtojmë që Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 3 muaj për Lefkothia Karasa por gjyqtari Enkel Peza ka vendosur te pushoje çështjen.

Ju pëlqen!

Ndërkohë avokati Geron Gunbardhi ka theksuar se nuk kishte veper penale. 82 vjeçarja ishte dënuar më parë për ndërtim pa leje që e konvertoi ne shërbim prove.

Rreth një muaj më parë, e moshuara u shpreh se ndihet e lodhur nga kjo histori. Ajo shtoi se djali i kishte thënë se do të vinte vetë nga Greqia për këtë çështje.

“Unë ndihem e lodhur e këputur. Ça t’u bëj. Më zuri halli, ata në Greqi s’dinë fare ça bëhet. Më morën 2-3 policë, unë i thashë ça kam bërë, a kam vrarë njeri”, pati deklaruar e moshuara. Gjithçka ka ndodhur pas denoncimeve të fqinjit prej të cilit e moshuara tha se ka marrë edhe kërcënime./

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!