Twitter po ashtu ka thënë se ka mbyllur më shumë se 1,000 llogari të dezinformimit, me bazë në Rusi.

Gjiganti Twitter ka fshirë më shumë se 170,000 llogari, të cilat ka thënë se kanë qenë të lidhura me operacione për shpërndarje të mesazheve pro-Kinës.

Disa prej këtyre postimeve kanë qenë rreth shpërthimit të koronavirusit, ka thënë ky rrjet social.

Kjo kompani ka thënë se “një rrjet kyç”, i 23,750 llogarive aktive janë fshirë, bashkë me 150,000 llogari tjera “përforcuese”.

Twitter po ashtu ka thënë se ka mbyllur më shumë se 1,000 llogari të dezinformimit, me bazë në Rusi.

Kjo kompani ka thënë se rrjeti kinez, me bazë në Kinë, ka pasur lidhje me operacione paraprake shtetërore, të cilat janë bërë të ditura përmes platformave tjera, Facebook dhe YouTube.

Ky rrjet ka shtyrë përpara mesazhe për situatën politike në Hong Kong.

Zyrtarët e Twitter-it kanë thënë se kanë qenë duke “analizuar në detaje informacionet e kalura, që kanë qenë të koordinuara nga Kina”.