Mandatory Credit: Photo by Andrew Harnik/AP/REX/Shutterstock (9447254j) President Donald Trump arrives at Palm Beach International Airport in West Palm Beach, Fla Trump, West Palm Beach, USA - 02 Mar 2018
 

Cicërimat e Trump kishin të bënin me protestat e nisura në Minneapolis pas vrasjes së një njeriu me ngjyrë nga policia.

Twitter ka vendosur të fshehë për audiencën e tij një cicërimë të Presidentit Amerikan Donald Trump me arsyetimin se shkel të drejtat e përdorimit duke mbështetur dhunën.

Në vend që të fshihet, cicërima është zëvendësuar me një paralajmërim i cili thotë se mund të hapet vetëm duke e klikuar.

Paralajmërimi i Twitter për cicërimën e Trump thotë: “Twitter ka vendosur se nuk është në të mirë të publikut që cicërima të mbetet e aksesueshme.”

Ju pëlqen!

Cicërimat e Trump kishin të bënin me protestat e nisura në Minneapolis pas vrasjes së një njeriu me ngjyrë nga policia.

Presidenti kishte thënë se do të dërgonte Gardën Kombëtare për të menaxhuar situatën e krijuar në qytet duke paralajmëruar me fjalët se “kur fillon plaçkitja, fillojnë edhe të shtënat.”

Twitter e konsideroi këtë deklaratë mbështetje të dhunës.

Prej vitesh rrjeti social i ka rezistuar kritikave për të trajtuar Presidentin Amerikan si çdo përdorues tjetër duke ja nënshtruar të njëjtave rregulla. Çdo përdoruesi tjetër do ti ishte mbyllur llogaria argumentojnë kritikët.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!