Musk është shprehur se Twitter duhet të bëhet kompani private në mënyrë që të jetë një platformë e lirisë së shprehjes.

Twitter është gati të pranojë ofertën prej 43 miliardë dollarësh të Elon Musk pasi manjati i makinave elektrike Tesla ofroi blerjen e kompanisë raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Marrëveshja pritet të bëhet publike të Hënën vonë pas bordi të mblidhet dhe të rekomandojë transaksionin për aksionerët. Por ekziston mundësia që marrëveshja të dështojë në minutën e fundit.

Ju pëlqen!

Musk është njeriu më i pasur në botë sipas Forbes dhe javët e fundit është duke negociuar për blerjen e Twitter ndërsa Tesla nuk është e përfshirë në marrëveshje.

Musk është shprehur se Twitter duhet të bëhet kompani private në mënyrë që të jetë një platformë e lirisë së shprehjes.

Marrëveshja mund të vijë vetëm pak ditë pasi Musk zbuloi paketën financiare për të mbështetur blerjen. Kjo bëri që bordi drejtues i Twitter ta trajtonte situatën me më seriozitet dhe shumë aksionerë i kërkuan kompanisë të mos e lënë këtë mundësi të humbasë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.