Platforma sociale e njohur në botë, “Twitter”, vendosi të bllokojë përfundimit ish-presidentin e SHBA-ve, Donald Trump për nxitje të përsëritur të dhunës.

Drejtori financiar i kompanisë “Twitter”, Ned Segal, u shpreh se Trump nuk do lejohet të hapë një llogari në këtë rrjet social edhe nëse kandidon sërish për president të SHBA-ve.

“Sipas rregullave tona, kur përjashtoheni nga platforma, ju përjashtoheni përfundimisht, pavarësisht nëse jeni një komentator, një drejtor financash, një ish apo politikan aktual”, tha Segal.

Donald Trump u përjashtua edhe kur ishte president, ndërkohë që mbaheshin zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

“Nuk ka asnjë ndryshim midis politikave që janë ende në fuqi ose jo”, shtoi zyrtari i lartë i “Twitter”-it.

Në janar, pas sulmit të mbështetësve pro-Trump në Kapitol Hill, “Twitter” pezulloi dhe më pas fshiu llogarinë e Donald Trump.

Po ashtu u fshinë edhe disa llogari të ekstremistëve që mbështetën ish-presidentin, duke përfshirë 70,000 të lidhura me lëvizjen konspirative “QAnon”.

Vendimi për të bllokuar Trump, i cili u ndoq nga 88 milionë përdorues, nuk u pëlqye nga ndjekësit e tij, të cilët e panë lëvizjen si një shenjë të fuqisë së tepruar të mediave sociale.