TV Klan sot publikoi lajmin e rremë se gjoja z.Kurti na i paska ftuar Veton Surroin dhe Blerim Shalën për t’u bërë pjesë e ekipit dialogues me Serbinë.

Ky lajm i rremë, duket se na qenka bazuar në një takim që paska pasë zv kryeministri Besnik Bislimi me një ekip ekspertësh të financuar nga amabasada norvegjeze, në mesin e të cilit paskan qenë edhe Veton Surroi dhe Blerim Shala.

Në ekipin që pritet të krijohet, e të cilit sipas portofolit zyrtar, do të duhej t’i printe Profesor Besnik Bislimi, çfarë të keqe ka që të ishte edhe z Veton Surroi? Përkundrazi, përvoja dhe ekspertiza e tij, gjykoj se do të duhej të konsiderohej krejtëisisht e mirëseardhur.
Por, çështja ndryshon kur është në fjalë z Blerim Shala.

Çfarë, de fakto, përfaqëson ai?
Atij i mungon tërësisht legjitimiteti qytetar e moral.
Duke qenë pjesëmarrës në pothuajse të gjitha dialogjet me palën serbe për tri dekada, madje disi i imponuar nga prapaskenat diplomatike etj., ai mund të shihet me të drejtë si person i padëshirueshëm. Ndërkaq, duke qenë edhe pjesë e ekipit të H.TH. që kishte tumirë e mbështetur fuqishëm projektin për aneksimin e veriut Serbisë, në emër të shkëmbimit të territoreve, ai do të duhej të konsiderohej si bashkëpërgjegjës në këtë akt antikushtetues./Sadri Ramabaja/