Me Greqinë e shqetësuar se cilën anë do të mbanin Shtetet e Bashkuara nëse shpërtheen një konflikt me Turqinë, Presidenti amerikan Donald Trump ka treguar qartë mbështetjen e tij për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Erdogan, të cilin Trump e ka quajtur mik dhe admiron stilin e tij, e thërret Presidentin amerikan më shumë se dy herë në ditë, shkruan CNN.

CNN tha se Erdogan ishte ndër drejtuesit që ishte më shpesh në kontakt me Trump.

Ju pëlqen!

“Frekuenca e thirrjeve me Erdoganin ishte shumë shqetësuese për McMaster, Bolton dhe Kelly, më tepër për shkak të lehtësisë me të cilën Erdogan anashkaloi protokollet normale të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe procedurat për të arritur tek presidenti”, tha CNN, duke përmendur dy burime, dhe duke iu referuar ish këshilltarëve të sigurisë kombëtare HR McMaster dhe John Bolton, dhe shefit të shtabit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly.

Të njëjtat burime treguan se Trump ishte “i painformuar” për çështjet e diskutuara me Erdogan.

Shtetet e Bashkuara dhe Greqia vitin e kaluar rinovuan një marrëveshje të mbrojtjes ushtarake dhe u përfshinë në një Dialog Strategjik SHBA-Greqi por Trump gjithashtu u përpoq që Kongresi Amerikan të pranontr shitjen e avionëve luftarakë F-35 në Turqi që mund të përdoren kundër Greqisë.

Marina amerikane ka një bazë në Gjirin e Souda në ishullin e Kretës, dhe është angazhuar në stërvitje të përbashkëta ushtarake por SHBA gjithashtu ka një prani ushtarake në Turqi dhe nuk ka dëshirë të bëhet më e ashpër ndaj Erdoganit.

Turqia ka prvokuar shpesh me veprimtarinë në në Egje dhe Mesdheun Lindor, ku anijet e stërvitjes turke po kërkojnë naftë dhe gaz në ujërat qipriote.

Një libër i Bolton pretendon se Trump pranoi të ndërhynte në një hetim federal për Halkbank me kërkesë të Erdoganit, i cili i kishte thënë Trump se banka ishte e pafajshme dhe Presidenti amerikan do të pranonte ofertën e liderit turk.

Halkbank, një nga bankat më të mëdha të Turqisë, është nën hetim nga prokurorët amerikanë që nga viti 2018, kur u akuzua se përdorte bizneset e saj dhe kompanitë për të transferuar 20 miliardë dollarë të ardhura nga nafta në Iran, e cila ishte e kufizuar nga sanksionet e Uashingtonit kundër Republikës Islamike.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!