Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia do të thellojë bashkëpunimin ushtarak me Rusinë duke u përfshirë në linjë të përbashkët prodhimi për sistemin mbrojtës S-500.

As nuk diskutohet fare që Turqia të tërhiqet nga blerja e S-400. Ajo është një marrëveshje e mbyllur. Do të ketë prodhim të përbashkët të S-500 pas blerjes së S-400, ka deklaruar Erdogan në Stamboll.

Qëndrimi i presidentit turk është sfidë e hapur për SHBA-të të cilat kanë kundërshtuar marrëveshjet ushtarake të Ankarasë me Moskën. Vitin e kaluar nga Kongresi amerikan pati shumë kundërshtime për vendimin e Erdogan për të blerë sistemit S-400. Në këtë kuadër u kërkua edhe anullimi i shitjes së avionëve F 35 ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes turke ka deklaruar se do të bëjë çdo gjë të përmbushë kërkesat edhe për blerjen e avionëve nga SHBA. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!