Turqia ka dërguar së fundmi 500,000 kite testimi për koronavirusin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet turke janë shprehur se kërkesa ka ardhur nga pala amerikane e cila është gjetur e papërgatitur ose ka neglizhuar kërcënimin nga pandemia aktuale.
Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca që ka shtuar se Turqia po mendon të arrijë në 15 mijë testime ditore për popullsinë e vet.

Po kaq kite u dërguan në formë dhurate në ShBA nga miliarderi kinez, Jack Ma pasi Kina kaloi fazën e emergjencës në Hubei.