Gjykata më e lartë e Turqisë revokoi sot një vendim të qeverisë së vitit 1934, me të cilin kisha e Shën Sofisë ishte kthyer në muze. Në këtë mënyrë, vendimi i gjykatës hap rrugën që ndërtesa të kthehet sërish në xhami.

Këshilli i Shtetit vendosi në favor të një shoqate fetare që prej kohësh e ka sfiduar statusin e muzeut që Shën Sofia gëzonte, duke argumentuar se ndërtesa ishte pronë personale e Mehmed II, sulltanit osman, forcat e të cilit pushtuan Kostandinopojën në vitin 1453.

Vendimin e gjykatës e pasoi një dekret i presidentit Erdogan, i cili në mënyrë përfundimtare i heq ndërtesës statusin e muzeut, duke e kthyer në xhami. Dekreti ishte i pritshëm duke ditur qëndrimin pro heqjes së statusit, që ka mbajtur Erdogani, pavarësisht kritikave ndërkombëtare.

Ju pëlqen!

Shën Sofia është sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, pjesë e pronës “Zonat Historike të Stambollit”.

Një shtet duhet të sigurojë që asnjë modifikim të mos i bëhet vlerës së jashtëzakonshme universale të pasurisë së gdhendur në territorin e tij. Çdo modifikim kërkon njoftimin paraprak nga shteti në fjalë në UNESCO dhe pastaj, nëse është e nevojshme, ekzaminim nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore”, thuhet në një deklaratë që lëshoi po sot agjencia e Kombeve të Bashkuara, në lidhje me rastin.

Kisha ortodokse e Shën Sofisë u shndërrua në xhami nga turqit otomanë pas rënies së Kostandinopojës (Stambollit të sotëm) në vitin 1453. Xhamia u kthye në muze në vitin 1935.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!