Turqia ka rënë dakord për një armëpushim në veri të Sirisë për të lënë forcat e udhëhequra nga kurdët të tërhiqen, ka njoftuar zëvendëspresidenti i SHBA-së Mike Pence
Të gjitha operacionet ushtarake do të ndalojnë për 120 orë, dhe SHBA-ja do të ndihmojë për tërheqjen e trupave të drejtuara nga kurdët, nga kufiri që Turqia e ka cilësuar si zonë të sigurt.