Autoritetet turke zëvendësuan kryebashkiakët e tre qyteteve të Turqisë juglindore – Dijarbakir, Van, Mardin, të cilët i përkasin Partisë Republikane Popullore (HDP përfaqëson pakicën kurde), pasi i akuzon për terrorizëm.

Në vend të tyre janë emëruar prefektet e këtyre krahinave.

Të tre kryetarët janë akuzuar për vepra të ndryshme, përfshirë anëtarësimin në një organizatë terroriste dhe përhapjen e propagandës terroriste. Në vitin 2016, autoritetet turke pushuan dhjetëra kryetarë bashkish në juglindje, ku kurdët përbëjnë shumicën e popullsisë, duke i akuzuar ata për lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Në vazhdën e zgjedhjeve lokale të marsit, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sugjeroi që kryetarët e zgjedhur të bashkive nga HDP të mund të shkarkohen, si dhe paraardhësit e tyre, nëse do shihej se kishin marrëdhënie me separatistët. Erdogan shpesh ka argumentuar se HDP ka lidhje me PKK, e cila përshkruhet si një organizatë terroriste nga autoritetet e Turqisë, shtetet anëtare të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. PKK mori armët kundër shtetit turk në 1984. Më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë në këtë luftë të vazhdueshme me intensitet të ulët. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]