Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë seancës së Kuvendit e cila tashmë ka gati pesë orë që po vazhdon të mbahet për raportimin e kryeministrit, Avdullah Hoti rreth rifillimit të dialogut të Kosovës me Serbinë, ia ka tërhequr vërejtjen këtij të fundit që të ketë kujdes me fjalët që përdorë në Kuvend.

Derisa kryeministri nuk dëgjohet duke folur, në foltore Osmani i drejtohet me fjalët “Zotëri kryeministër, mos më quaj mua e shkreta”.

Në anën tjetër Hoti ia kthen duke i thënë: “Nuk e kisha me ty”, ndërkaq vazhdon reagimi i kryetares së Kuvendit.

Ju pëlqen!

“Ndoshta e ki me dikë tjetër, por të lutem mos lësho fjalë të tilla, është e pa-dinjitetshme. Kështu që përgjigjuni në këto çështje që janë me rëndësi, për këtë Kuvend dhe për këtë shtet. Nuk ka nevojë kur ne dalim, dhe duke tentuar të krijoj një lloj pajtimi të paktën brenda këtij institucioni dhe kërkojmë përgjigje, për tema konkrete, përgjigjen që e marrim është injoranca dhe ofendimi”, tha Osmani.

Lexo po ashtu:  Qajnë serbët për Esat Pashë Toptanin - Çfarë tha Nikolla Pashiqi, kryeministri i Serbisë për Esat Pashën?
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!