Kadare ka shkruar për këtë poezi te libri „Mosmarrveshja”, shkruan MekuliPress.

“…Një vjershë që u bë e famshme më 1954, shkruar nga Esad Mekuli, poeti më i shquar i Kosovës, dëshmohej se turqizimi i shqiptarëve të Kosovës vazhdonte me ngulm në Jugosllavinë komuniste të Titos.
Vjersha titullohet „ Turk Elhamdulilah“ dhe në pak vargje jepej përshkallëzimi i një prej tragjedive më të mëdha që po ndodhte në Europë:”

Turk Elhamdulilah

Ju pëlqen!

Turku me shpat sundoi,
Me shekuj liri skemi pa
Tirani mbi ne gërmoi:
Je turk Elhamdulilah

Dhe gjuhën tonë e ndaloi
Kush turqisht flet fe s‘ka
Ashtu thanë, Zoti urdhëroi
Je turk, Elhamdulilah!

Je turk, Je turk kanë shti
Shqiptarin me shekuj pa da,
E nji ditë ndër ne u ndi:
Jam turk, Elhamdulilah!

Esad Mekuli (Sat Nokshiqi) 1954

 

Lexo po ashtu:  GËNJESHTRAT – Dritëro Agolli
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!