Mes tipareve të tjera dalluese, të zhvillimit ekonomik apo kulturor, pamja e jashtme dhe veshja e atyre që dilnin jashtë vendit në periudhën e Republikës së Ahmet Zogut, kishte shumë rëndësi.

Kjo, për arsye se veshja dhe pamja e jashtme e udhëtarëve Shqiptarë, vlerësoheshon si prezantimi më i mirë i Shqipërisë te të huajt.

(Dokumnetin e mëposhtëm, e mundësoi Aleksandër Cangoja)

Ju pëlqen!

Ndërkohë, ministria e Punëve të Brendshme shpalli një qarkore për të gjitha Prefekturat dhe Nënprefekturat, ku thuhej:

Mbi Shqiptarët që udhëtojnë jashtë me petka të grisuna

“Marrim vesht se disa nënshtetas Shqiptarë po udhëtojnë jashta për tregtië e tjera e punë vehtiake, tue pasë veshun petka kombëtare të vjetra e të grisuna dhe me këtë mënyrë bajnë që bota e qytetnuemë të formojnë iden ma të pa kënaqëshme për gjëndjen e kombit t’onë, dhe t’a konsiderojn këtë so elementin ma të pa afruëshëm me qytetnim e civilizim.

Këjo Ministri tue marrë damin moral q’i bahet kombit me lëvizjen e udhëtarëve Shqiptarë me veshjen në mënyrën e sipërtreguëme, dhe në tjerën tue ditun se petku i internalizuëm nuk kushton ma tepër se 50-60 Fr. ar, shumë qi nuk asht as pak e tepërme me u shpenzuë prej nji udhtarit qi ka qitë ceken me dale jashta, porositeni ne rrast të leshimit të pasaportavet të udhtarëvet të kësaj kategorije t’ju epen kshillimet e duhuna duke i bind që të veprojnë sim bas këtij urdhëni i cili asht n’interes të Kombit.”

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.