Humbjet e turizmit global nga pandemia e koronavirusit kapin një shumë prej së paku 320 miliardë eurosh, është bërë e ditur prej të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit, agjenci kjo e specializuar e OKB-së.

Raporti ka përfshirë të dhënat prej janarit e deri në maj të këtij viti, teksa përmes tyre bëhet e ditur se humbjet në turizëm janë trefish më të mëdha se humbjet gjatë krizës globale financiare të 2009-s, shkruan BBC, transmeton KOHA.

Gjatë kësaj periudhe, numri i turistëve ka rënë për 300 milionë, pasi që mesat kundër përhapjes së koronavirusit kanë penguar udhëtimet nëpër botë, gjë që paraqet rënie prej 56 për qind, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ju pëlqen!

“Të dhënat më të reja e tregojnë qartë rëndësinë e ringjalljes së turizmit, sapo të jetë e mundur një gjë e tillë. Rënia dramatike e turizmit ndërkombëtar po i rrezikon miliona veta”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Agjencisë, Zuran Pololikashvilli.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!