Tungjatjeta Bacë!

Tungjatjeta Bacë!
Të përshëndes unë.
Tungjatjeta Bacë!
Lupçi të përshëndet.
Tungjatjeta Bacë!
Kosova të përshëndet.

Ti je ndër ne,
te të gjithë je.
Të verbërve u jep dritë
edhe pse syze të trashe mban,
të shtypurve shumë shpresë
nga shpresa që ke,
të plagosurve plagët ua mëkon,
luftëtarëve guxim,
flamurtarit symprehtësi,
të gjithëve dashuri
për diellin në agim.

Ju pëlqen!

Thonë së të mbyllën,
po ti jashtë grilave je.
Në ballë të demonstratave
kudo në Kosovë prin.
Në sheshet e Evropës e botës,
mes vëllezërish gjithnjë i ri,
në të gjitha gjuhët, si në shqip,
fuqishëm fjala jote jehon:
S’ka qetësi pa liri!

Thonë, në pranga të mbajnë,
por, oh sa gabohen,
Ti këmbë e duar të lira i ke,
kudo në fshatra e qytete,
me fjalët visare për ne:
«Jo atyne që janë trima
me ngreh gishtin e krimit,
por atyne që janë trima
me shtri dorën e pajtimit»,
burrat e hasmuar ndër vete
i shkrin në ngrohtësinë e përqafimit.

Tungjatjeta Bacë!
Unë të përshëndes,
Lupçi të përshëndet, 
Kosova krahët ka hapur
të të përqafojë Ty,
birin e madh
dhe nga gëzimi armët shkreh,
fishekzjarrë zemre,
lulëkuqe për liri.

Tungjatjeta Bacë!
Tungjatjeta Kosovë!
Nënë e bir në përqafim,
flamur i shpalosur,
në ballë të një populli
gjithnjë në marshim.

Avni Dehari, 1990 – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.