Prej disa ditësh Sali Berisha ka shpallur se do të mbajë në 7 korrik protestën e tij të parë si i rikthyer në krye të PD-së dhe ringjalljen e një tradite të vjetër që pararadhësi i tij Basha e kishte fikur që prej zgjedhjeve të qershorit 2019. Nën slloganin “Shqipëria në rrezik” lideri demokrat nuk le ditë pa bërë deklarata dhe pa popuar në rrjetet e tij sociale këtë rikthim të demokratëve në rrugë. “Qytetarët shqiptarë, duke filluar nga interesi i tyre kombëtar, tek shëndeti, vendi i punës, xhepat e tyre, ndjejnë se janë në rrezik të madh. Ndjejnë një thirrije të brendshme se duhet me çdo kusht t’i dalin zot vetes dhe të marrin në dorë fatet e vendit. Protesta është e hapur për të gjithë shqiptarët dhe është më datë 7 korrik, në orën 19:00. Tirana do derdhet e tëra. Do protestohet ndaj qeverisë dhe parlamentit. Me vendosjen e monizmit dhe zhdukjen e “check and balance”, kushtetutshmëria e kësaj qeverie ka rënë në mënyrë përfundimtare. Rama nuk është larguar, por do të largohet”, ka përsëritur disa herë kryedemokrati duke i bërë thirrje njerëzve ti bashkohen atij që e ka quajtur: “Fronti per Shpetimin e Shqiperise”.

Por për të gjithë opozitarët dhe njohësit e mirë të mënyrës se si e bën politikën PD-ja e vjetër, ka një pikpyetje: A janë të suksesshme protestat në korrik, kur një pjesë e njerëzve e kanë mendjen për plazh, kur studentët janë kthyer në shtëpi dhe kur, ashtu si zakonisht klima politike mes palëve fillon e shtensionohet dhe parlamenti bëhet gati të marrë pushimet?

Në fakt zor, se në këtë vapë asgjesuese mund të ketë tubime të fuqishme popullore. Por duket se Synimet e Berishës ndryshe nga sa flet për rrëzimin e Ramës, janë të tjera.

Ju pëlqen!

Pikë së pari, duke nuhatur pakënaqësinë e madhe, si pasojë e rritjes së çmimeve, ai tenton të konsolidojë monopolin e tij mbi opozitën. Nëse grupi i tij nuk është zgjeruar me deputetë të tjerë përpos atyre që iu bashkangjitën përgjatë foltoreve, nëse një pjesë e ish hirerkëve të PD po mëtojë akoma ti rrëmbejnë përmes gjykatave të pushtetit selinë vulën dhe firmën, Berisha e di mirë se në një protestë janë të dënuar të tubohen edhe ata që e duan edhe ata që se duan, duke i njohur atij lideshipin. Dhe tashmë pro pjesmarrjes janë deklaruar edhe nga ata që nuk njihen si mbështetës të tij.

“Kushdo duhet të jetë në protestë, pavarësisht se kush e thërret protestën. Data 7 korrik, në kushtet kur çmimet janë ritur, duhet protestuar fuqishëm”, ka deklaraur Ervin Salianjit. “Protesta është instrumenti bazë i konsolidimit të demokracisë”, u shpreh Selaudin Jakupllari. “Janë pafund arsye që n duhet të marrim pjesë në protestë kundër Edi Ramës”, theksoi Dhurata Çupi që njihet si mbështetës e Alibeajt. Thirrje që palët kundërshtre brenda PD-së duhet ti mënjanojnë konfiktet në raport me protestën ka bërë edhe deputetaj që sështë reshtuar me asnjë grupim, Grida Duma.

Por përpos legjitimimit në krye të partisë përmes protestës, thirrja e 7 korrikut ka edhe synime të tjera. Ajo i ngjan më shumë një paralajmërimi ose një ndeshjeje miqësore para fillimit të kampionatit në vjeshtë. Në shtator nga njëra anë PD do të fillojë primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për kryebashkiakë. Së dyti, po në të njëjtën kohë do të nisë edhe beteja e dyshes Berisha Meta kundër Ramës. Pikërisht për këtë lideri demokrat ka vendosur të testojë dhe të mbajë në gjendje axhitimi, trupën e tij.

Ndonëse korriku nuk është muaji më ideal për tubime, ajo e 7 korrikut me gjasë është planifikuar si një provë gjenerale përpara asaj që do të sjellë shtatori.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.