Ish-kryeministri Aleksis Tsipras, në fjalimin e tij në mbledhjen e Partisë Socialiste Evropiane, pasi ka folur për raportet e marrëdhënieve me Turqinë dhe zbatimin e embargos së armëve, i është referua perspektivave të pranimit të Ballkanit Perëndimor.“Dështimi për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dëmton shumë besueshmërinë dhe fuqinë e BE-së dhe forcon forcat nacionaliste dhe destabilizimin e Ballkanit”, tha ai.

Në këtë kontekst, ai shprehu mendimin se Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë duhet t’iu jepet drita jeshile.

Kujtojmë se Shqipëria është duke pritur një vendim shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Rezistenca e fortë e Francës i ka shuar thuajse të gjitha shpresat tona për një çelje të mundshme të negociatave ditën e nesërme, por na mbetet vetëm të shpresojmë.

Presidenti Macron u zotua ditën e djeshme se nuk do të lëvizte nga qëndrimet e tij politike dhe se zgjerimi i BE duhet të ndodhte në një moment të dytë.