Artan Zymberi nga Peja, por me nënshtetësi norvegjeze ka ndërruar jetë në një burg të Beogradit.

Tashmë trupi i pajetë është dërguar në Norvegji, ku atje do t’i kryhet edhe autopsia.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar axha i të ndjerit, Nexhat Zymberi.

Ju pëlqen!

“Trupi i pajetë i është dorëzuar shtetit të Norvegjisë dhe tani jemi në pritje të autopsisë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se kanë qenë familjarët e të ndjerit ata që kanë përhapur lajmin duke e aluduar se shkas për vrasjen e tij mund të kenë qenë tatuazhi i Adem Jasharit që e kishte në gjoks së bashku me emblemën e UÇK-së dhe Skënderbeun.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!