Presidenti i Amerikës, Donald Trump në një tubim që e ka mbajtur në Nebraska, ka përmendur edhe njëherë dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se me ndërmjetësimin e tij, ai ka ndalur luftën 400 vjeçare mes dyja vendeve.

Në fjalimin e tij, Trump ka thënë se të dyja palët, para dy muajve ishin në zyrën e tij duke puthur e përqafuar njëri-tjetrin.

Ju pëlqen!

Kandidati për president edhe për një mandat në SHBA, tutje ka shtuar se lidhur me këtë ai është nominuar për çmimin Nobel për paqe.

“Unë jam nominuar për tri çmime Nobel, a mund ta besoni, dhe kjo për rajone të ndryshme. Si mes Kosovës dhe Serbisë, jemi duke bërë marrëveshje tregtare. Ata ishin duke e luftuar dhe duke e vrarë njëri-tjetrin për shumë dekada. Më pas thash, tregojuni që ne nuk do të bëjmë asnjë biznes me ta, ata e duan biznesin tonë, ne nuk do të bëjmë asnjë biznes deri sa ata të ndalen së mbyturi njëri-tjetrin. Dhe e dini çfarë, u deshën vetëm 20 minuta për të bërë marrëveshje! Mendoj që ata po luftonin që 400 vjet, ishin duke luftuar për shumë kohë. Para dy muajve ata ishin në zyrën time, duke përqafuar e puthur njëri-tjetrin”, ka thënë ai.

Lufta në Kosovë ka përfunduar në vitin 1999. Ndërkaq takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Washington është mbajtur më 4 shtator të këtij viti dhe rezultoi me zotime nga dy shtetet dhe jo marrëveshje.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.