Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kritikuar planin ekonomik të Joe Bidenit, rivalit të tij për garën presidenciale të nëntorit. Ai ka thënë se kandidati presidencial nga Partia Demokratike “ka bërë plagjiaturë të planit, por kurrë nuk do të mund ta zbatojë”.

Trumpi i bëri këto komente gjersa po shkonte nga Shtëpia e Bardhë të premten për në Miami, ku do të mbajë ngjarjen e mbledhjes së fondeve për kampanjën e tij, e pastaj do te këtë tubim të shtunën mbrëma në Portsmouth të New Hampshiret, shkruan AP.

Mbledhja për tubimin e fondeve në Miami po mbahet në kohën kur rritja e rasteve me COVID-19 është duke e kërcënuar reputacionin e Trumpit në shtetin e Floridës, shtet i cili është shumë i rëndësishëm për rizgjedhjen e tij, dhe vë në dyshim mbajtjen e konventës së Republikanëve në këtë shtet muajin e ardhshëm.

Ju pëlqen!

Trump, i cili është duke humbur popullaritetin në sondazhe, me padurim dëshiron të sinjalizojë vazhdimin e jetës normale, pavarësisht numrit në rritje të infektimeve dhe më shumë se 130,000 të vdekurve nga koronavirusi në SHBA.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Vetëfinancohemi! Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMONA sot me vetëm 1 Euro!