Shigjetat e presidentit republikan Donald Trump këtë radhë janë drejtuar kundër “elitës raciste” të Hollivudit dhe në veçanti ndaj një filmi të diskutueshëm, në të cilin “liberalët” e pasur po organizojnë një gjueti për “vrasjen e njerëzve”.

Filmi, i titulluar “The Hunt” pritet të dalë në kinema fund të shtatorit dhe përshkruhet si një film që satirizon ndarjet e thella politike midis republikanëve dhe demokratëve.

Ideja? Njerëzit e zakonshëm bien viktima të rrëmbimit në fortesat tradicionale të Partisë Republikane (Ëyoming, Mississippi …) dhe zgjohen në një fushë, në një vend të panjohur. Ata janë pre e “elitave” të pasura që i ndjekin pa mëshirë dhe të dehur.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Filmi tashmë ka ngjallur reagime ndërsa del në dritë pas sulmeve të fundit në Ohio dhe Texas që kanë tronditur edhe një herë SH.B.A. Universal Studios ka ndaluar promovimin e tij.

“Hollivudi Liberal është racist në shkallën më të lartë, i mbarsur me zemërim dhe urrejtje!”– shkruajti Trump në Tweeter..”Qëllimi i filmit që do të shfaqet është t’i hedhë benzinë zjarrit dhe të shkaktojë kaos. Ata krijojnë dhunën e tyre, dhe pastaj përpiqen të fajësojnë të tjerët. Këta janë racistët e vërtetë dhe ato janë shumë të këqij për vendin tonë!”-shtoi Trump, i cili akuzohet nga kundërshtarët politikë se kultivon racizmin. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...