Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar sot vdekjen e kreut të Kalifatit Islamik, Abu Bakr Al Baghdati, i konsideruar si njeriu kryesor i terrorizmit në botë.

Përmes një konfeence për shtyp, Trump ka uzurpuar shoun e këtij akti, duke dhënë hollësi të aksionit që solli vdekjen e Al Baghdadit.

SHBA bëri drejtësi, tha Trump, duke shtuar më poshtë se në fakt vetëm drejtësi nuk ka patur.

Ju pëlqen!

Al Baghdatin e kanë ndjekur në një tunel me qen dhe në momentin kur ka parë se nuk kishte nga të shkonte, ai ka hedhur veten në erë bashkë me tre fëmijët e vet.

Një vetëvrasje në kushte absolute të izolimit dhe kapjes që sot paraqitet drejtësi e vënë. Njësoj si në rastin e Osama bin Laden që u ekzekutua pa dalë në gjyq.

Lexo po ashtu:  Lajmi i fundit: Glauk Konjufca ministër i Jashtëm, Blerim Reka merr këtë ministri. Emrat e ministrave tjerë nga VV
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!