Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një fjalimi i është drejtuar popullit amerikan nga Shtëpia e Bardhë pas sulmit të Iranit me raketa balistike në bazat ushtarake amerikane në Irak.

Ai tha se nuk do të lejojmë që Irani të ketë armë bërthamore.

“Për sa kohë unë të jem president i SHBA-së, Irani nuk do të lejohet kurrë që të ketë armë bërthamore”, tha Donald Trump.

Ju pëlqen!

Ai po ashtu komentoi edhe sulmin që Irani i bëri bazës ushtarake në Irak.

“Asnjë amerikan nuk është lënduar nga sulmi i Iranit, asnjë ushtar amerikan nuk është vrarë dhe ka pasur vetëm dëme të vogla”, ka thënë Presidenti amerikan në fjalimin para popullit amerikan.

“Irani ka kërcënuar botën e civilizuar, javën e kaluar ne ndaluam një terrorist të rrezikshëm që kërcënoi jetërat amerikane”, tha Trump. 

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.