Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sot në tuiter lidhur me vendimin e tij për tërheqjen e 12 mijë trupave ushtarake nga Gjermania. Trump ka zgjedhur një argument ekonomik për të shtruar një pyetje shumë serioze mbi sigurinë:

“Gjermania i paguan çdo vit miliarda dollarë Rusisë për energjinë dhe ne supozohemi të mbrojmë Gjermaninë nga Rusia. Për çfarë?,” shkruan Trump.

Po kështu presidenti amerikan ka ripërsëritur faktin se Gjermania nuk përmbush detyrimin buxhetor prej 2% të PBB-së në NATO, ndonëse është një vend që ka mundësi ekonomike për ta bërë këtë. Aktualisht të dyja vendet janë përfshirë në një konfrontim për gazsjellësin Rryma Veriore teksa SHBA ka kërkuar sanksione për bizneset gjermane të përfshira në të.