Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është një fans i madh i liderit turk, pas takimit të shumëpritur në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Erdogan.

Të dy liderët dështuan të shpjegojnë konkretisht se si do të tejkalojnë ndasitë që kanë mbi shumë çështje si politikat në Siri dhe blerja e predhave të sistemit të mbrojtjes S-400 nga Rusia.

Erdogan tha se të dy vendet mund të lënë pas mosmarrëveshjet për blerjen e prellave vetëm nëpërmjet dialogut.   Pavarësisht tensioneve politike, Trump e mirëpriti ngrohtë Erdogan,  duke bërë kontradiktë me irritimin mbi sulmin e Ankarsë në Siri. Trump mbrojti gjithashtu marrëdhënien e Erdogan me kurdët.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Ne kemi marrëdhënie të mirë me kurdët dhe kemi luftuar me ta ISIS në mënyrë të suksesshme.  Unë mendoj që dhe presidenti Erdogan ka një marrëdhënie të mirë me ta.   Shumë kurdë jetojnë në Turqi dhe janë ata janë të lumtur “ u shpreh Trump.

Erdogan, nga ana tjetër, tha se nuk ka probleme me kurdët por me organizatat terroriste që dalin prej tyre.  Të dy vendet, që kanë 2 ushtritë më të mëdha brenda NATO, arritën në një pikë të krizës muajin e kaluar kur Erdogan nisi sulmin kundër kurdëve në Siri, që janë aleatë të SHBA.

Klevis Llaha

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...