Pesë media shtetërore kineze janë vlerësuar nga administrata e Trump si shpërndarëse të propagandës së Partisë Komuniste në Kinë. Administrata e Trump ka njoftuar se janë marrë masa të reja duke i shpallur këto media që veprojnë në SHBA si “misione të huaja”.

Ky vendim i detyron këto media që të regjistrojnë punëtorët dhe pronat e tyre në SHBA në Departamentin amerikan të Shtetit.

“Nuk ka dyshime se të pesë subjektet janë pjesë e lajmeve propaganduese të sponsoruara nga partia në Kinë, dhe se ata marrin udhëzime nga lart”. Ne e kemi ditur që këta persona janë kontrolluar nga shteti gjithmonë, mirëpo ky kontroll tani është forcuar, me aktivitete edhe jashtë Shteteve të Bashkuara,” u shpreh një zyrtar për gazetarët.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe vlen për zyrat në SHBA në mediave si: Agjencia e lajmeve, Xinhua, rrjeti televiziv, China Global, Radio Ndërkombëtare e Kinës, Korporata për Shpërndarje Ditore të Kinës, dhe Hai Tian Development USA.

Media e huaja shkruajnë se për këtë çështje ende nuk ka asnjë reagim nga Pekini.

Tani e tutje, këto kompani duhet të njoftojnë Zyrën për Misione të huaja për personelin që kanë në Shtetet e Bashkuara dhe pronën që zotërojnë në tokën amerikane.

Ky është një tjetër vendim i administratës së presidentit amerikan, Donald Trump ndaj Kinës.

Mospajtimet kanë nisur për shkak të tarifave tregtare, dhe janë përshkallëzuar në akuzat për spiunim kinez në SHBA.