Kur i gjithë perëndimi i ka dënuar urdhrat e Vladimir Putin për dërgimin e trupave në Ukrainë, ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka quajtur “gjeniale”.

Duke folur në një emision radiofonik, Trump u pyet për përgjigjen e Presidentit Biden ndaj dërgimit të forcave ushtarake të Putinit në Ukrainë.

“Kjo është gjeniale. Putini shpalli një pjesë të madhe të Ukrainës si të pavarur. Oh, kjo është e mrekullueshme. Pra, Putini tani po thotë: “Është e pavarur, një pjesë e madhe e Ukrainës”.

Ju pëlqen!

Unë thashë me vete: “Sa e zgjuar është kjo?” Dhe ai do të hyjë tani dhe do të jetë një paqeruajtës. Kjo është forca më e fortë e paqes … Ne mund ta përdorim atë në kufirin tonë jugor” – tha Trump.

Ish-presidenti republikan vazhdoi të lavdërojë Putinin duke përçmuar pasardhësin e tij.

“Duhet të thuash se është shumë i zgjuar. Dhe e dini cila ishte përgjigja nga Biden? Nuk pati asnjë përgjigje” – e mbylli Trump.

Lexo po ashtu:  Pushtimi Ukrainës, Lavrov: Jemi gati për raundin e tretë të bisedimeve
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!